Zyrtare/ 20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg
20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, numri vazhdon të rritet. Siç raporton gazetari i portalit TetovaSot nga Hasnabegu familjet të trishtuara dhe shumë lot vazhdojnë për të gjetur të afërmit.
Nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hanbegut kanë përjetuar tmerr njet sikur Cunami.
Shkaku është te unaza e jo te liqeni . Uji është mbledhur aty dhe ka shpërthyer përmby autoban dhe ka ardhur si Cunami.
“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptarë me tre vajzat e veta dhe shoqen, pastaj prej në autoban e ka pru uji një burrë shqiptarë nga Xhon Kenedi sepse kufoma ka ardhë në oborin tonë dhe në xhep e kishte një letërnjoftim të një gruae shqiptare që rezulton të jetë edhe ky shqiptarë” shprhet me trishtim banori i Hasnbegut për TetovaSot.
Ndryshe jozyrtarisht thuhet se janë deri në 30 persona të vdekur.