ZYRTARE: Barça dhe Girona kërkojnë që ndeshjen e La Ligës ta luajnë në SHBA

362
fresco

Barcelona, Girona dhe La Liga (LFP) kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) që t’i lejojë ta zhvillojnë takimit ndërmjet tyre në Floria në fund të këtij sezoni.

Në një deklaratë për mediat të lëshuar nga LFP, dy klubet dhe La Liga kanë kërkuar që ndeshja mes Gironës dhe Barcelonës të zhvillohet më 26 janar në orën 20:45 sipas kohës lokale të Evropës Qendrore në stadiumin “Hard Rock” në Miami.

Ky lajm vjen pas njoftimit të muajit të kaluar se La Liga kishte bërë marrëveshje me media shumëkombeshe dhe kompaninë e sporteve Relevent, që do të zgjasë 15 vjet dhe do ta rrisë konkurrencën në Amerikën Jugore, për zhvillimin e një ndeshjeje të La Ligës në Shtetet e Bashkuara.

Këtë javë, Girona zbuloi se do ta pranojë propozimin për të luajtur kundër gjigantit katalonas në një vend tjetër sepse, sipas saj, kjo ofron mundësi për t’u rritur.

Tani i mbetet RFEF-së të vendosë nëse do ta aprovojë kërkesën e tyre apo jo.

Comments