Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bashkimin Europian ka miratuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, në qershor të 2019-s.
Data zyrtare është vendosur pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
Tashmë procesi është miratuar dhe nuk ka më kthim prapa.
Madje është caktuar edhe data e hapjes së negociatave.
Në qershor Këshilli do vendosë pasi të marrë raportin që do pergatisë Komisioni në pranverën e 2019-s.
Do ketë rekomandime që të zbatohen deri në pranverë 2019.
Eshte pak a shumë skenari i Serbisë.
Edhe atyre ua hapën me negociatat me “rendezvous clause”, që do të thotë kushte deri në qershor 2019.
Data e konferencës se pare nderqeveritare, qe shenon fillimin zyrtar te negociatave, do te jete ne fund te 2019
Shumica e vendeve të BE-së në fakt, ishin dakord që negociatat të hapeshin që këtë qershor.
Por, kundërshtimet e Holandës dhe Francës, të cilat kanë probleme të brendshme, bënë që hapja e negociatave të shtyhet për vitin e ardhshëm.
Pra, kjo s’ka të bëjë më së shumti me përmbyshjen e kushteve nga të dyja vendet, se sa me problemet brenda vetë BE-së.(TemA)

