Zyrtare: Botërori do të ketë 48 ekipe

Anëtarët e këshillit të FIFA-s me vota unanime kanë aprovuar planin e Gianni Infantinos për Kampionatin Botëror me 48 përfaqësuese.
37 anëtarët e këshillit votuan planin e Infantinos para katër opsioneve tjera, njëri prej tyre ishte që gara të mbetet në formatin me 32 ekipe.
Struktura e re, do të ketë 16 grupe me nga tri përfaqësuese, pastaj 32 përfaqësuese do të jenë në fazën e eliminimit. Ky format pritet të nis më 2026.

