Zyrtare: Eric Dier largohet nga Bayern Muncheni

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Eric Dier do të largohet nga Bayern Muncheni në fund të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Bundesliga, shkruan Indeksonline
“Kemi pasur bisedime me Ericun për të vazhduar kontratën. Por, ai na ka informuar se nuk dëshiron ta bëjë këtë dhe ne e kemi lënë të lirë. Ai është një djalë i shkëlqyer dhe kemi kaluar shumë mirë bashkë”, u shpreh Christoph Freund

Dier fillimisht ishte huazuar nga Tottenham Hotspur në janar të vitit 2024, por gjatë verës nënshkroi kontratë me ekipin gjerman.
Mbrojtësi anglez ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Bayern Munchenin, duke shënuar dy gola. Ai ka mundësinë të fitojë titullin kampion të Bundesligas këtë sezon./Indeksonline/
Eric Dier verlässt den FC Bayern am Saisonende.
???? https://t.co/Eezc53KBR3 pic.twitter.com/xmqHBJ7Eg7
— FC Bayern München (@FCBayern) May 2, 2025