Komuna e Gjilanit do të shkoj në balotazh.
Ka përfunduar numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, transmeton lajmi.net.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Alban Hyseni i VV-së i ka fituar 66 vota, Arbër Ismajli i LDK-së i ka fituar 47 vota, Riad Rashiti i PDK-së i ka 32 vota, Nazmi Gagica i AAK-së ka 7 vota dhe Isa Agushi nga Bashkimi për Ndryshim e ka 1 votë.
Nga të gjitha votat e numëruara, rezultati i zgjedhjeve lokale në komunën e Gjilanit është kështu:
Alban Hyseni (LVV) – 49.80 për qind apo 22 mijë e 264 vota
Arbër Ismajli (LDK) – 34.29 për qind apo 15 mijë e 332 vota
Riad Rashiti (PDK) – 12.18 për qind apo 5 mijë e 447 vota
Nazmi Gagica (AAK) – 1.95 për qind apo 873 vota
Isa Agushi (Bashkimi për Ndryshim Anamorava) – 1.42 për qind apo 637 vota
Ilir Poroshtica (Guxo) – 0.35 për qind apo 157 vota.
/lajmi.net/