ZYRTARE: Inter ushtron të drejtën për blerjen e Politanos
‘Zikaltërit’ kanë ushtruar të drejtën e plotë për transferimin e anësorit italian, kartonin e të cilit e ka pasur Sassuolo.
Inter përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se kanë ushtruar të drejtën e blerjes së Politano.
“FC Inter njofton se ka ushtruar të drejtën për blerjen përfundimtare të Matteo Politanos nga Sassuolo”, përcjell ‘lajmi.net’.
Politano në sezonin e parë te Inter si lojtar i huazuar, ka shënuar pesë gola në 36 ndeshje.