Nga LSDM, për TVSHENJA, kanë konfirmuar se në takimin e sotëm, Prësidenti Ivanov, i ka thënë liderit të kësaj partie, se mandatin do të ja jep nesër ose pasnesër.
Përndryshe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para se të hyj në vilën presidenciale për t’i dorëzuar nënshkrimet e 67 deputetëve, tha se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, dhe pret që sa më shpejtë të jetë e mundur të merr mandatin për formimin e Qeverisë, raporton SHENJA.
Zaev u shpreh optimist se gjatë periudhës në vazhdim, do të ketë një transfer të qetë të pushtetit.