Zyrtare: Këta janë anëtarët e parë të Partisë së Re të Mimoza Kusarit e Ilir Dedës



Partia e paralajmëruar qe disa muaj nga Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila dhe Deputeti Ilir Deda, ka nisur t`i marr hapat e parë.
Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asambleistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.
”Debuton Partia e Re në Gjakovë. Sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asambleistëve në mbështetje të Alternativës së re politike. Gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesë e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës. Asambleistët nga AKR që u rreshtuan pranë Kryetares janë: Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Dr. Jeton Vorfi dhe RinaDomi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe z. Xhevat Zenelaj. Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës”, ka shkruar e para e Gjakovës. Ajo ka njoftuar se kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim.