ZYRTARE/ Lorik Cana vendos të ardhmen 

139

 

Moebel THEMA

lorik cana - rumania

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e skuadrës franceze të Nantes.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit francez, Waldemar Kita, i cili ka shpjeguar të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Situata është shumë e thjeshtë. Loriku dëshiron që të iki jashtë. Ai është në negociata me disa klube. Ai nuk do të kthehet më këtu, pasi kërkon një kontratë tre apo katërvjeçare. Ai është duke negociuar, ndaj duhet ta mirëkuptojmë, pasi kjo mund të jetë kontrata e tij e fundit në karrierën si futbollist. Ai ka qenë shumë i sinqertë me ne, na tha se kërkonte një klub tjetër dhe që nuk dëshironte të kthehej për vitin e fundit të kontratës së tij me ne”, u shpreh Kita për “butfootballclub.fr”.

Comments