Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pas takimit të sontëm nuk solli risi në propozimin e ministrave për Qeverinë teknike të Maqedonisë. Në këtë mbledhje risi ishte kyçja e gazetarit Muhamed Zekiri në Këshillin Qendror të kësaj partie, njoftonPortalb.mk.

Sipas liderit të kësaj partie, Zoran Zaev, tani mbetet që Oliver Spasovski të kthehet në MPB, Frosina Remenski do të merr sërish postin e ministres së punës dhe politikës sociale, Kire Naumov vazhdon në pozitën e zv. ministrit të financave, Aleksandar Kiracovski në atë të shoqërisë informatike dhe Ljupço Naumovski, zv. ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.

Zaev tha se nga mbledhja e sontme kanë dalë shumë të motivuar.

“Kemi marrë përgjegjësi serioze dhe kjo është fuqia jonë motivuese, njerëzit që do ta udhëheqin procesin e të siguruarit të një shteti ekonomikish stabil dhe me ardhmëri demokratike” tha mes tjerash Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.