Zyrtare: Lukaku transferohet te Manchester United

165

Manchester United ka arritur marrëveshje me Evertonin për ta transferuar sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Qendërsulmuesi belg ishte shumë afër transferimit në Chelsea por Man United veproi më shpejtë dhe pagoi çmimin e vendosur nga Evertoni.

United do të pagujë për shërbimet e Lukaku-s 75 milionë funte, transmeton Periskopi.

Lukaku do të udhëtojë me skuadrën e United në parapërgatitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mourinho e kishte cak kryesor sulmuesin spanjoll Alvaro Morata por Reali nuk e pranoi ofertat e klubit anglez.

Comments