ZYRTARE: Me 10 gusht në Prishtinë, Milani do të luajë me kampionët e Kosovës

228

Tashmë po rezulton si diçka e vërtetë.

Më 10 gusht në stadiumin e Prishtinës do të zbarkojë gjiganti evropian nga Italia, Milani.

Klubi italian do të takohet me Feronikelin, në një miqësore që do ta organizojë Agron Selimi.

Ky i fundit po e sjell Milanin në Kosovë, ndërsa ka arritur marrëveshje me presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj që Kuqezinjtë ta luajnë miqësoren me kampionin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Përpos Feronikelit, në opsion për ta zhvilluar miqësoren me Milanin ishin edhe Prishtina, Drita dhe Llapi.

Këtë e ka konfirmuar edhe Feronikeli përmes grupit zyrtar në Facebook.

Comments