Zyrtare: Milan emëron drejtorin e ri sportiv
Frederic Massara do të jetë drejtori sportiv i skuadrës së Milan, përcjell lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës së Milanos, të cilët kanë theksuar se ai do të jetë në detyrë që nga 1 korriku.
Massara do të zë hapësira e lëna nga Leonardo, i cili gjatë këtij muaji i është bashkuar skuadrës së Paris Saint Germain.
Massara do të raportoj direkt tek legjenda Paolo Maldini, i cili gjithashtu është rikthyer në skuadër së fundmi.