Zyrtare nga policia: I burgosuri në burgun e Vaqarrit u qëllua me snajper

197

 

burg

Policia e Tiranës ka konfirmuar zyrtarisht se i burgosuri Lili Dulaj 40 vjeç nga Prizreni i Kosovës është qëlluar me snajper nga një person i paidentifikuar nga jashtë ambienteve të burgut.

I burgosuri u qëllua në momentin kur ka qenë në ambientet e ajrimit dhe është dërguar në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë nisur kërkimet në perimetrin jashtë burgut për të gjetur autorin që qëlloi 40-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Njoftohemi nga Burgu i Vaqarrit se në ambjetet e ajrimit shtetasi Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një  person i paidentifikuar në kohën kur ka qënë në ambjentet e ajrimit.

Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohë që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri.

Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Comments