ZYRTARE: Pensionohet Alberto Aquiliani
Mesfushori italian, sezonin e fundit ishte lojtar i lirë, ndërsa këtë verë ka menduar se ka ardhur koha për të provuar një sfidë të re.
34 vjeçari përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar largimin nga futbolli, përcjell lajmi.net.
Aquiliani vitet më të mira te karrierës i ka pasur te Roma, para se të transferohej te Liverpool, Juventus, Milan dhe Fiorentina.
Skuadra e tij e fundit ka qenë Las Palmas në La Liga.