ZYRTARE/ Përfundon marrëveshja, Candreva lojtar i Interit
Sulmuesi italian Antonio Candreva është lojtar i ri i Interit. Nerazzurrët kanë arritur marrëveshjen financiare me Lazion, e cila pritet të përfitojë 22 milionë euro plus bonuese në varësi të performancës së lojtarit.
Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Dello Sport’, 29-vjeçari pritet të mbërrijë në Milano ditën e nesërme ose të enjten ku do të kryejë ekzaminimet mjekësore.
Marrëveshja mes klubit zikaltër dhe lojtarit është arritur gjatë natës së mbrëmshme, shkruan ‘Calciomercato’.