ZYRTARE/ Presidenti i Tiranës prezanton Mirel Josën

194
fresco

ZYRTARE/ Presidenti i Tiranës prezanton Mirel Josën

midle

Presidenti i Tiranës, Refik Halili gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e ardhshëm të bardhebluve, Mirel Josën.

Në një konferencë për mediat, Halili theksoi se largimi i Dajës ishte një sakrificë për të mirën e përbashkët të Tiranës.

“Jam munduar gjithnjë të jem i kujdesshëm.  Objektivi minimal është Kupa e Europës dhe me grupin që kemi, e them me bindje se do ta arrijmë. Daja ka punuar shumë, ka bërë shumë sakrifica. I kam qëndruar gjithnjë pranë dhe do t’i qënraoj. Por nuk kam bërë kurrë ndërhyrje. Po ta bëja, do të kisha futur djalin tim. I kam thënë që, për sa kohë është futbollist, do të trajtohet si të gjithë të tjerët. Do të përqendrohemi tek akademia dhe ekipi i moshave, pas 12 vitesh që nuk dilte kampion, vjet u shpallën kampionëve të moshave”, u shpreh Halili.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij presidenti i bardhebluve zbuloi rregullin e ri që klubi në të ardhmen nuk do të nënshkruajë kontratë me lojtarë mbi 28 vjeç.

Comments