ZYRTARE/ Wladimir Klitschko i jep fund karrierës

296
fresco

Wladimir Klitschko në moshën 41-vjeçare i ka dhënë fund karrierës.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë boksieri ukrainas i cili ka njoftuar se nuk do të ketë “rematch” me kampionin e botës Anthony Joshua, shkruan “BBC Sport”, raporton SYRI.net.

Ndeshja ishte paraprirë për tu zhvilluar më 11 nëntor në Las Vegas, pas humbjes që kishte pësuar në prill të këtij viti me nokaut në raundin e 11-të.

Klitschko i jep fund karrierës në boks me një rekord prej 65 fitoreve dhe pesë humbjeve.

Comments