Zyrtari i lartë amerikan godet Serbinë: Nuk mund të uleni në dy ulëse

187

Zyrtari i lartë i State Department’it, ka Hoyt Brian Yee, në samitin ekonomik të Serbisë i ka dhënë disa mesazhe që mund të mos u pëlqejnë drejtuesve të këtij shteti.

Serbia ka vite që synon të përshpejtojë anëtarësimin në BE, ndërkohë që për disa çështje ka mbajtur qëndrim të kundërt me atë të BE’së siç ishte rasti i qëndrimeve ndaj krizës në Ukrainë, ku ishte e përfshirë Rusia.

Ai ua ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta, transmeton Metro.

Yee ua ka përmendur serbëve edhe atë që dyshohet se është qendër e shërbimeve inteligjente ruse, në afërsi të kufirit me Kosovë.

Ai ka thënë se nuk e kupton arsyen pse personeli i një qendre humanitare ruse duhet marrë imunitet diplomatik.

“Vendet që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet të tregojnë qartë këtë vendim. Nuk mund të uleni në dy ulëse, sidomos kur ato janë larg”, ka thënë Yee.

Zevendësi i ndihmës-sekretarit të shtetit, ka thënë se shtetet duhet të zgjedhin anë, sado që kjo të jetë vështirë. Ai ka thënë se Serbia ka shumë miq në SHBA, sidomos kur janë në pyetje euro-integrimet.

“Është më rëndësi fokusimi, sepse kjo po ndodh shumë në Serbi dhe Ballkan. Është më rëndësi të përqendroheni në dëshirën e qytetarëve dhe në problemet kryesore”, ka theksuar ai.

Në pyetjen se a do të ndihmojnë SHBA’të në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Yee ka thënë se shteti i tij është i kyçur prej fillimit dhe se pjesëmarrja në këtë proces të drejtuar nga BE nuk është një fshetësi.

Duke folur për situatën në Ballkanin perëndimor, ai tha se SHBA’të dëshirojnë që shtetet të jenë stabile, në mënyrë që mos të shndërrohen në probleme më vonë.

“Ende ekziston rreziku për konflikte aty ku ka konteste të pazgjidhura. Megjithatë, trendi i përgjithshëm në çështjet e paqes dhe stabilitetit është pozitiv”, shtoi zyrtari amerikan. /

Comments