Zyrtari i lartë i LDK-së: Nuk befasohem nëse deputetë tanë i bashkohen PAN-it

235

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka ftuar LDK-në si edhe deputetët nga PAN-i për ta formuar bashkë qeverinë që do ta dërgonte PDK-në në opozitë.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Istogut, Haki Rugova, ka thënë për Gazeta Metro se kjo ofertë do të shqyrtohet nga partia dhe se ata janë të hapur për Vetëvendosjen, duke u shprehur bindshëm kundër bashkëpunimit me partnerin e deri djeshëm, PDK-në.

Sa u përket zërave nga koalicioni PAN që deklaruan se kanë vota edhe nga LDK-ja për të nominuarin e tyre për Kryeministër, Ramush Haradinajn, Rugova thotë se nuk do ishte befasi nëse dikush u bashkohet atyre.

“Një gjë është e qartë, ne nuk diskutojmë me Partinë Demokratike dhe me disa që nuk e kanë mbajtur fjalën dhe qëndrimet e mëhershme”, u shpreh Rugova.

Comments