​Rrahja e djalit të Rashiqit, Trajkoviq-Vuçiqit: Me këto metoda po i arrin fitoret Lista juaj serbe

86

Kandidatja për deputete nga Iniciativa Qytetare “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas rrahjes së sotme brutale të djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq nga një grup serbësh në Llaplesellë.

Trajkoviq në një postim në Twitter ka shkruar se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë. President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrin “fitoret” e saj me 95%”, shkruan Trajkoviq.

Ndryshe, tetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me sulmin fizik ndaj djalit të ish-ministrit Rashiq, të cilët janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për 48 orë. /Lajmi.net/

Comments