​Vdes miliarderi që mburrej se do të jetonte përgjithmonë

224

Magnati i mediave amerikane Sumner Redston, i cili zotëron CBS dhe Viacom, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ai ishte kryetari i bordit të drejtorëve të CBS dhe Viacom deri në vitin 2016, kur dha dorëheqjen për shkak të shëndetit të dëmtuar, njoftoi National Amusements.

Të dy kompanitë u bënë pjesë e kompanisë që administron rrjetet televizive CBS, MTV, Comedy Central, Nickelodeon dhe Showtime dhe studiot e famshme të filmave Paramount dhe Miramax në fund të vitit 2019.

Kompania mund të krahasohet në të ardhura me kompanitë më të mëdha televizive dhe filmike amerikane, të tilla si Disney, Time Warner dhe 21st Century Fox.

Viacom mori përsipër CBS në 2000, por kompanitë u ndanë përsëri në 2006, transmeton KosovaPress.

Sumner Redston është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë. Ai shpesh mburrej se do të jetonte përgjithmonë.

Comments