​Zemaj: Pandemia ka rritur varfërinë, besojmë në reflektimin e shtetit

1,088

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është takuar sot me drejtuesin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me të cilin ka biseduar për shqetësimet dhe efektet negative të shkaktuara nga pandemia koronavirus.

Ai me këtë ka siguruar sindikalistët e sektorit privat se do t’i shqyrtojë kërkesat dhe shqetësimet e tyre me kryeministrin Avdullah Hoti, deri te marrja e një vendimi i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Postimi i plotë:

Në takim me drejtuesin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, z. Jusuf Azemi, diskutuam për shqetësimet dhe efektet negative të shkaktuara nga pandemia.

Kërkesat dhe shqetësimet e sindikatës do t’i shqyrtoj me kryeministrin Hoti, deri te një vendim që është i pranueshëm për të gjithë.

Kjo situatë po i rrezikon bizneset, ekonomitë familjare, ka shkaktuar humbje të vendeve të punës, ka rrit varfërinë, por besojmë në reflektimin e të gjitha instancave shtetërore.

Përkundër Covid-19, ta rigjallërojmë ekonominë e Kosovës, të reflektojmë të gjithë. /Lajmi.net/

Comments