2,5 milionë euro nga Hungaria kanë përfunduar në TV Alfa dhe tre portale të tjera

309

Një medium nga Sllovenia kohë më parë publikoi një storje hulumtuese në të cilën zbulon se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në televizionin Alfa dhe në tre portalet e internetit Kurir, Lider dhe Netpres, të gjithë të njohur për përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimeve.

Ato janë mediumet e njëjta të cilat regjimi i Gruevskiit me vite të tëra i ka financuar me para të shtetit për ta mbajtur në pushtet. Tani nxënësi i tij Mickoski vazhdon me para të huaja, të paligjshme për t’i financuar megafonët partiakë për të përhapur fushatë antishtetërore mediatike.

Kjo konferencë për shtyp është me qëllim që t’u bëjmë thirrje prokurorëve publikë të veprojnë sipas informacioneve të publikuara për para të paligjshme nga jashtë vendit të cilat përfundojnë në mediume. Ne jemi shtet juridik dhe ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njësoj.

MÖBEL THEMA

Tani është e qartë se Qendra për gënjeshtra dhe manipulime e opozitës, prodhon aq raste të rreme kundër Qeverisë, i plason në mediumet nën kontrollin e tyre dhe më pas i ritregon nga kështjella e bardhë. Atyre si duket u ndihmojnë faktorët anti-shtetërorë të jashtëm, të cilët me korruptimin e mediumeve, e rrezikojnë demokracinë dhe ardhmërinë evropiane të shtetit.

Praktika e korruptimit të mediumeve ishte veçori e qeverisjes 11 vjeçare të regjimit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit dhe këshilltarit Hristijan Mickoski. Por, atë veçori edhe si opozitë e vazhdon tani ushtruesi i detyrës Mickoski në spregatë me shefin e tij nga Budapesti.

LSDM-ja është e përkushtuar në avancimin e lirisë së gjuhës dhe lirisë së mediumeve, por, njëkohësisht edhe në luftën kundër lajmeve të rreme dhe trillimeve dhe financimin e dyshimtë të mediumeve.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Comments