3 vrasje me thikë brenda ditës në Shqipëri

88

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05. Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës 65 vjeçari Fiqiri Çalliku.

MÖBEL THEMA

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan. Rreth orës 22:10 u bë me dije nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë. Dyshohet se Runaj kishte lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Ndërkohë po në Elbasan mbeti i vdekur Florian Lamçja 40 vjeç pas një konflikti me Adriano Hajdarin 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktarin 34 vjeç./TCh/

Comments