5 ditë nga zhdukja e 23- vjeçarit nga Lipjani, familja në kërkim të tij

101

Që nga 12 tetori, nuk dihet asgjë për fatin e një 23- vjeçari nga Komuna e Lipjanit.

Shqipdon Aliu, nga Gadimja e Lipjanit, doli nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, derisa familjarët dhe policia janë në kërkim të tij.

Indeksonline ka kontaktuar familjarët e tij, derisa thonë se nuk kanë ende asnjë informacion rreth vendndodhjes apo fatit të Shqipdonit.

“S’ka asgjë të re, bashkë me policinë jemi në kërkim dhe në pritje. Po presim edhe nga qytetarët që të na ndihmojnë nëse e kanë parë a dinë diçka”, ka thënë një i afërm i tij.

MÖBEL THEMA

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Më 14 tetor rreth orës 17:00 në stacionin policor në Lipjan është raportuar për një person të zhdukur. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Familjarët lusin të gjithë ata që kanë informacione për vendodhjen e 23- vjeçarit, të paraqiten në këta numra të telefonit, ose te Policia e Kosovës:

045 855 325 dhe 049 155 625.

Comments