6 veçori të reja që po vijnë në Android

154

Google prezantoi 6 veçori të reja të cilat po vinë këtë verë përpara debutimit të Android 12. Këto veçori do të rrisin përdorshmërinë, të keni mundësi të shpreheni më mirë, e madje edhe tu shpëtojnë jetën nëse një tërmet godet pranë jush, raporton PCW.

Shumica e veçorive do të jenë të disponueshme vetëm për pajisjet Android 6.0+ dhe disa prej tyre do të ofrohen në variantet beta, me një version publik drejt Verës.

Mesazhet Yll dhe Sugjerim kontektuale të emoji-ve

Për ta bërë më të lehtë gjetjen e mesazheve të rëndësishme, Google do të shtojë opsionin për të vendosur një yll për një mesazh në aplikacionin Messages. Kështu do të mund të rivizitoni një mesazhe pa pasur nevojë të shfletoni gjithë bisedën.

Për të vendosur një yll në një mesazh duhet mbajtur shtypur mbi mesazhin e më pas opsionin e yllit.

Google gjithashtu do të përmirësojë më tutje veçorinë Emoji Kitchen në Gboard duke shtuar sugjerime në bazë të kontekstit. Me Emoji Kitchen mund të shkrini bashkë dy emoji për tu shprehur më mirë. Tani bazuar në mesazhin që keni shkruar do të merrni sugjerime për shkrirjen e emojive.

Paralajmërime të tërmetit

Veçori e paralajmërimit në rast tërmeti do të zgjerohet në disa vende të botës si Tuqia, Filipinet, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Kompania fillimisht po e lançon këtë funksion në zona me rrezik të lartë tërmeti.

Moebel THEMA

Në Prill filloi ta ofronte për Zelandën e Re dhe Greqinë. Me këtë opsion, telefoni Android përdor akselerometrin për tu shndërruar në një sizmometër. Më pas grumbullon informacion nga telefonët e tjerë Android në atë zonë për të mësuar nëse ka një anomali ose jo.

Android Auto bëhet më inteligjent

Google do të shtojë më shumë opsione përshtatjeje në Android Auto. Kështu mund të përshtatni ndërfaqen nga telefoni juaj ose të aktivizoni dark mode manualisht.

Aplikacionet media marrin tabe të reja për ta bërë të lehtë shfletimin. Gjithashtu edhe një buton A në Z në shiritin e shfletimit së bashku me opsionin “back to top.”

Së fundi kategori të reja aplikacionesh do të ofrohen në Android Auto si Ev Charging, Parking apo aplikacione navigimi.

Kërceni brenda aplikacioneve duke përdorur zërin

Përdoruesit mund të shfrytëzojnë komandën “Hey Google” në Android për të shkuar në hapësira specifike të aplikacionit. Ka shumë aplikacione Android që ofrojnë mbështetje për këto komanda zanore.

Disa prej tyre mund ti shikoni duke thënë komandën “Hey Google, shortcuts.”

Comments