A po paralajmëron këngë të re Tuna
Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna ka publikuar një foto në bikine
Tuna u bë subjekt i mediave kur tha se është në pushime në Mauritani, por duket se ajo nuk ka shkuar vetëm për pushime atje.
Kjo pasi që këngëtarja ka postuar një video të shkurt ku shihet në bikine derisa duket se është duke interpretuar një këngë.
E kjo tregon ndoshta edhe shkakun se pse në këtë udhëtim të largët të Tunës nuk kishin udhëtuar edhe burri me djalin e saj, për të cilën gjë disa media kishin raportuar se kishte krizë në lidhjen e tyre.
“Kur e gjithë bota është e jotja dhe ti e saj”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, dje Tuna tregoj me anë të një fotografie dashurinë pakushte të saj që ka për Tianin, derisa ajo ka ndryshuar edhe mbiemrin duke e bërë Berisha pas disa viteve prej që u martua befasisht me Patrisin. /GazetaExpress/