Ademi: Mbështetje direkte për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme

158

Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së Arbër Ademi në
konferencën për shtyp në selinë e partisë në Shkup prezantoi masat e
pakos së tretë ekonomikë të miratuara gjatë ditës së sotme ku potencoi
se me këto masa parashihen mbështetje direkte për studentët dhe nxënësit
e shkollave të mesme.

Në vazhdim fjalimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi:

“Sa i përket masave konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin
nacional arsimor, që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me nxënësit dhe
studentët në kuadër të këtij seti masash që i miratoi sot qeveria më
lejoni të theksoj se konkretisht parashihet ndarja e vauçerëve për
nxënës dhe stundentë dhe të rinjë deri në moshën 29 vjeçare me fokus për
zhvillimin e aftësive të tyre digjitale dhe të IT-së.

MÖBEL THEMA

Konkretisht kjo masë do të ndihmojë të rinjtë dhe studentët siç theksuam
me një fokus të veçantë në zhvillim të aftësive të tyre të IT, të
aftësive të tyre digjitale në mënyrë që të rrisin konkurencën e tyre në
tregun e punës sipas nevojave të ekonomisë digjitale.

Në fakt kjo masë e cila përbën pjesë të këtij seti të kësaj pakoje të
masave përfshin 3 nënmasa konkrete:

E para është kupon për student, respektivisht vauçer për student që
vijnë nga familje me të ardhura të ulta në shumën maksimale prej
6000den., pra siguron 6000 den, për studentë dhe nxënës të cilët do të
synojnë të mbulojnë pagesën e tyre , respektivisht participimin për
studime në universitete, akomodim në konvikte dhe akomodim privat.
Po ashtu, si nënmasë e dytë parashihet vauçer për trajnime dhe akademi
të bashkëfinansuara për informatikë dhe aftësi digjitale deri në 30 000
den, dhe e treta parashihet ndarja e vauçerëve për studentë deri në
3000den, të cilët do të përdoren për aktivitete të shërbimit në
shënjestër sipas kodit të aktivitetit.

Pra, MASH në ditët në vijim ka për detyrë që të krijojë grup të punës me
cka në mënyrë të detajuar do të definojë kushtet për aplikim, afatin dhe
mënyren e ndarjes së këtyre vaucereve me cka përfitojnë studentët tanë,
qoftë për participim të studimeve, pagesën e kuotës së studimeve, qoftë
për akomodim në institucionet publike apo private të akomodimit qoftë
edhe për destinimet tjera apo për qëllimet tjera që kanë në instancë të
fundit sigurimin e gjitha atyre pajisjeve dhe mjeteve për zhvillimin dhe
mbarëvajtjen e ndjekjen e procesit arsimor, pra shuma e cila dedikohet
për këto masash që kanë të bëjnë për studentët dhe të rinjtë në
përgjithsi është prej 12 milionë eurosh dhe kapë një numër të nxënësve
dhe studentëve deri në 100 000, shpresojmë dhe me kohë do të njoftojmë
mbarë opinionin për të gjitha aktivitetet në vijim gjatë javës që vjen
dhe ditëve që vijnë në aspekt të shfrytëzimit të këtyre masave të cilat
parashihen sot edhe në planin e masave nga Qeveria”, theksoi ministri
Arbër Ademi.

Comments