Aeroplani me 191 pasagjerë në bord del nga pista dhe përplaset, ka viktima

161

Një aeroplan i linjës “Air India Expres”, me 191 pasagjerë në bord, është përplasur në një aeroport në shtetin jugor të Kerala.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Aeroplani po fluturonte nga Dubai për në Calicut. Sipas raportimeve aeroplani ka dalë nga pista dhe si pasojë i ka marrë jetën pilotit dhe një personi tjetër, ndërsa 35 persona mbetën të lënduar.

Mediat lokale shkruajnë se rreth 15 ambulanca shkuan në vendngjarje dhe evakuuan pasagjerët, shumica prej të cilëve kishin pësuar dëme të lehta.

Comments