Aksident hekurudhor në vendkalimin e fshatit Llopatë

105

Një person është lënduar rëndë në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në mëngjes në vendkalimin kufitar në fshatin Lopatë të Kumanovës, ku ka ardhur deri te ndeshja mes një treni transportues, i cili ka qarkulluar në relacionin Tabanovcë-Gjevgjeli dhe automjeti udhëtues “Audi” me targa të Kumanovës.

MÖBEL THEMA

Nga MPB informojnë se në orën 00:45 është paraqitur për aksidentin hekurudhor mes trenit dhe automjetit “Audi” të vozitur prej personit F.J.(47) nga fshati Orizare.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë F.J., të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB-së Kumanovë”, citohet në kumtesën e MPB-së.

Comments