Aksidentoi 63-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, policia shoqëron Ilda Bejlerin

153

Policia e Tiranës ka shoqëruar moderatoren e njohur, Ilda Bejleri, e cila u përfshi dje në një aksident, ku përplasi rëndë një grua, kalimtare pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Mësohet se ajo është marrë në pyetje gjatë natës në Komisariatin Nr.2.

Sakaq, bëhet me dije se Bejlerit i është sekuestruar makina tip ‘BMW’ me targë AA 998 NY.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë sipas policisë, moderatorja e emisionit “Procesi Sportiv” ka aksidentuar shtetasen Eriketa Gjuzi, 63 vjeçe, banuese në Durrës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që 63 vjeçarja momentalisht në spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe siç ka pohuar vetë, ka thyer këmbën nga përplasja.

Comments