Aksion humanitar i një aktiviste je nga Tetova për grumbullimin e materialeve shkollore për fëmijët e familjeve me rrezik social

406

Në vigjilje të vitit të ri shkollor aktivistja Rita Behadini nga Tetova filloi aksion humanitar për grumbullimin e materialeve shkollore për fëmijë, familjet e së cilëve nuk kanë mjete të mjaftueshme që t’u blejnë. Motoja e saj është “Këtë shtator me çantën plot në shkollë!”

“Në dhjetë lokacione në Tetovë janë vendosur kuti ku njerëzit mund të dhurojnë materiale shkollore, ndërsa unë më pas do t’ua ndaj familjeve në nevojë, gjegjësisht të cilat nuk kanë mundësi për t’i blerë. Donacionet janë vetëm komplete dhe jo para. I patëm disa të interesuar për dhurimin e mjeteve, por kështu gjithnjë e më vështirë po punohet”, deklaroi Rita Behadini.

Deri më tani njerëzit i kanë dhuruar 100 çanta dhe komplete shkollore.

“Ne kemi listë, i dimë disa familje të cilat kanë nevojë, por do të kontaktoj me drejtorët e shkollave në komunat Tetovë dhe Tearcë, t’u japin listë të nxënësve. Deri më tani i kemi 100 familje të evidentuara, por për fat të mirë i kemi grumbulluar mjetet për të gjithë”, thotë Behadini.

Kutitë për donacione do të vendosen në lokalet nëpër Tetovë deri në fund të kësaj jave, deri më 25 gusht. .

Comments