ALBIN KURTI PAS TAKIMIT ME NENAD RASHIQ: ËSHTË NJËRI NGA MINISTRAT MË TË MIRË QË KA PASUR KOSOVA

761

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar sot përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

Pas takimit Kurti u shpreh se gjatë takimit me Rashiq, ai ishte shprehur i zhgënjyer me procesin zgjedhor në vendbanimet me shumicë serbe, shkruan arbresh.info

“Është për të ardhur keq që nuk ka pasur zgjedhje të ndershme në komunitetin serb. Rashiq nuk ka asnjë skandal apo aferë si ministër, është njëri ndër ministrat më ta mirë është ai. Bisedova me të për procesin zgjedhor, ai është shumë i zhgënjyer. Isha i interesuar që të marr vesh prej tij, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se parregullsitë e njëjta ndodhën edhe në qershor të vitit 2017.

“Vëzhguesit ndërkombëtar në treguan se pati shkelje të ligjit dhe parregullsi, të njëjtat kanë qenë edhe në qershorin edhe 2017. Ne si Qeveri e re duhet ti adresojmë këto problem”, tha Kurti.

Se a kanë biseduar lidhur me qeverinë e re, së bashku me Nenad Rashiqin, Kurti u përgjigj se këto do të bisedohen në fund, pasi të arrihet marrëveshja me LDK-në.

“Nuk jam në gjendje që të flas për ministri të veçanta me emra të përveçëm, për askënd. Ndarja e përgjegjësive bëhet në fund. Unë sot isha i interesuar vetëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunitetin serb”, tha Kurti./arbresh.info/

Comments