Albin Kurti viziton komunën më të prekur nga koronavirusi, Malishevën

95

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar sot vizitën e tij të cilën po e bënë thuajse në çdo komunë të Kosovës.

Kurti është duke vizituar komunën e Malishevës, njëherësh komuna më e prekura nga pandemia COVID-19.

 

MÖBEL THEMA

 

Albin Kurti u prit nga kryetari Ragip Begaj, i cili edhe pritet t’i tregojë atij nevojat e komunës në trajtimin e situatës së krijuar pas këtij virusi, raporton Indeksonline.

Takimi është duke vazhduar me dyer të mbyllura, teksa duhet përkujtuar që Kurti gjatë ditës do të vizitojë edhe komunën e Prizrenit./Indeksonline/

Comments