Anthony Hopkins, fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë në ”Oscars”

237

Anthony Hopkins, me rolin e tij të mrekullueshëm në filmin ”The Father” është shpallur fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë mbrëmë në ceremoninë e çmimeve ”Oscars”, përcjell KultPlus.

Moebel THEMA

”The Father” flet për një plak i cili refuzon të pranojë realitetin mbi pleqërinë e tij, refuzon ndihmë edhe nga vajza e tij. Ai tenton t’i jap kuptim rrethanave të cilat ndryshojnë shumë shpesh, rrethana këto që e shpiejnë në dyshime mbi njerëzit e të afërmit e tij.

Në fillim të këtij muaji, aktori Anthony Hopkins shkruajti historinë, ai në moshën 83-vjeçare u bë aktori më i vjetër që fiton çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”. / KultPlus.com

Comments