Antikorrupsioni heton nëse reisi Rexhepi në mënyrë të paligjshme i ka harxhuar paratë e besimtarëve

261

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), pas mbarimit të seancës së sotme informoi se vazhdojnë veprimin në lëndën e formuar pas paraqitjes me dyshime për veprim të paligjshëm të reisit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, njofton Portalb.mk.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Për Rexhepin tanimë është dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike, pasi që, sipas njohurive të njerëzve në BFI, dhe siç qëndron në padi, ai në mënyrë të paligjshme i ka harxhuar paratë e besimtarëve. Për të njëjtën lëndë tanimë vepron edhe KShPk-ja.

Skender Buzaku, përpara 1 viti dorëzoi në Prokurorinë Themelore dëshmi për keqpërdorime të BFI-së nga ana e Sulejman Rexhepit, të parave të haxhilerëve për këtë viti në haxh. Sipas tij, dëshmitë tregojnë se janë marrë rreth 700 euro nga haxhilerët, sepse pagesën nuk e kanë bërë direkt në ministrinë për haxh por e kanë bërë përmes një agjencie e cila ndodhet me lokacion në Arabinë Saudite

Comments