Apeli e refuzoi ankesën, Janeva mbetet në arrest shtëpie

56

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e ish-prokurores speciale publike, Katica Janeva, të mbrohet në liri. Me vendimin e gjykatës të sjellur javën e kaluar, Janeva, edhe më tutje mbetet në arrest shtëpiak. Lajmin për MIA e konfirmoi gjykatësi nga Gjykata e Apelit, Safet Kadriu.

MÖBEL THEMA

Seanca e ardhshme për rastin “Reket” është caktuar për më 20 janar, kur edhe është paraparë të dëshmojë prokurorja Lile Stefanova. Paraprakisht dëshmoi prokurorja Elizabeta Josifovska. Janeva ndodhet në arrest shtëpiak prej 19 nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa më parë, prej 21 gushtit po të vitit të kaluar, ishte në paraburgim në burgun në Shuto Orizarë.

Në rastin “Reket”, që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, të akuzuar janë Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva, përkatësisht Zoran Milevski – Kiçeec, i cili në seancën e parë e pranoi fajin dhe mori tre vite burg.

Comments