Aplikacioni “Tatimi im” tani edhe për sistemin operativ iOS

30

Pas 11 ditëve me vonesë, Drejtoria e të Ardhurave Publike të Maqedonisë ka nxjerrë në përdorim edhe aplikacionin për telefona të mençur, të prodhuar nga Apple, me sistemin operativ iOS.

“Tatimi im” është aplikacion nëpërmjet të cilit qytetarët do të mund të skanojnë llogaritë fiskale dhe për të njejtat të marrin 15% nga Tatimi i Vlerës së Shtuar.

MÖBEL THEMA

Shembull, për të kthyer 600 denarë prej TVSH-së ju duhet të harxhoni 26.600 denarë

Tanja Lukarevska, e para e DAP-it, më herët ka thënë se qytetarët në ditët e para kanë pasur problem me skanimin e barkodëve por kjo vjen nga problemi i kompanive me printerët. “Kompanitë duhet të kujdesen për të mbajtur në servis të rregullt printerët dhe kasat fiskale që qytetarët të mos kenë problem me llogaritë fiskale gjatë skanimit” shton Lukarevska.

Siguria e aplikacionit është e garantuar thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. /Telegrafi/

Comments