Apple lëshon iOS 13 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone
Apple ka lëshuar për të gjithë iOS 13, që përbën versionin më të ri të sistemit të saj operativ për iPhone.

iOS 13 do të thotë “përformancë”, aplikacionet hapen 2 herë më shpejt se sa me iOS 12, Face ID zhbllokon iPhone-in 30% më shpejt dhe aplikacionet peshojnë 60% më pak se sa më parë.
iOS 13, i lëshuar në mbrëmjen e së enjtes sipas kohës sonë, sjell funksione të reja për aplikacionet që përdorim çdo ditë, me përditësime të rëndësishme për aplikacionet Photos dhe Maps dhe temën Dark Mode.
Dark Mode

Risia kryesore është tema Dark që plotëson çdo aspekt të grafikës, nga tastiera deri tek aplikacione kryesore dhe widget. Edhe fotot bëhen me një temë të errët, ashtu si aplikacioni Music, që tani shton edhe tekstet e këngëve. Dark Mode aplikohet edhe te aplikacionet e palëve të treta dhe mund të programohet në bazë të momentit.