Ardian Kastrati: Kjo Qeveri duhet të bie sa më parë, Kurti e ka shkelur Kushtetutën (VIDEO)
Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër i ka bërë dëm vendit si në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
“A do të rrëzohet nuk e di por mendoj se kjo Qeveri duhet të rrëzohet sa më parë. Kurti e ka futur Kosovën në një krizë të paparë në rrafshin nacional po tregohet i padije. Poashtu Ka sanksione, flitet për tërheqje trupash nga Kosova…”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.
Sa i përket ‘duelit’ në mes të Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Thaçi, ai ka pohuar se të dy luftojnë se kush do ta marrë pozitën e gjeneralit.
“Në këtë luftën me pandeminë nuk mund të ketë shumë gjeneralë. Zgjidhja është tek afatet kushtetuese. Thaçi propozoi gjendje të jashtëzakonshme dhe Kurti e refuzoi. Kurti me dosta, Elvisat dhe ata me kapelat si të Leninit përfaqësojnë një frymë neokomuniste, çka është e kundërta çfarë ne aspirojmë si Kosovë. Kërkohej poashtu të krijohej pushtet brenda forcave të sigurisë”.
“Kurti e ka shkel Kushtetutën sipas shumë juristëve që kam konsultuar edhe mbrëmë. Shkelja e parë është bërë nga ky. Kurti është politikan idhnak pse i është marrë dialogu nga Thaçi. Ky e ka shkelur i pari Kushtetutën dhe tash duhet të presim që kjo gjykatë ta bëjë interpretimin e saj”.
Sipas Kastratit, Kurti ka vendosur frymën e linçimit të atyre që nuk mendojnë sikur ai.
“Pas Kim Young-un që tha të pushkathen ata me Koronavirus ne po bëhemi shteti i dytë në botë që në përballje me Koronavirusin Kryeministri ka zgjedhur ta rrëzojë vetveten, sepse ai e provokoi LDK me tri situata. Kjo është rrëzim i vetvetes”.
Në fund, në Info Magazine ai ka përmendur se zgjedhjet e jashtëzakonshme mbysin vendin në këtë situatë.
“Duhet gjendet zgjidhja si Qeveri uniteti që respekton rregullat kushtetuese”.