Arrestohen shtatë persona në Malishevë, sekuestrohen armë dhe municione

322

Në dy operacione policore në Malishevë janë arrestuar shtatë persona dhe konfiskuar shumë e konsiderueshme e armëve ilegale.

“Me datat 09.08.2019 dhe me date 20.08.2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne gjashtë Lokacione”, njofton policia, shkruan Reporteri.net.

MÖBEL THEMA

Personat e dyshuar janë arrestuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm:
Ata janë: L.H. viti i lindjes 1981 m/sh/k, E.E. viti i lindjes 1960 m/sh/k, D.K. viti i lindjes 1947 m/sh/k, F.A.. viti i lindjes 1966 m/sh/k, S.R. viti i lindjes 1969 m/sh/k, A.R. viti i lindjes 1964 m/sh/k dhe F.R.. viti i lindjes 1992 m/sh/k.

Gjate këtyre kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objektevetjera përcjellëse në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:
një AK 47, një pistoletë beretta, një pistoletë modeli M70 ZASTAVA, pesë pistoleta me gaz, një pushkë përsëritëse (pesëshes), tri armë gjuetie, 254 copë fishekë të kalibrave te ndryshem, 52 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm, 1 karikatorë të armës automatike dhe 8 karikatorë të pistoletës.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Reporteri.net/.

Comments