Arrihet marrëveshja, Eriksen në Inter

125

Christian Eriksen do të jetë futbollist i ri i Interit.

MÖBEL THEMA

Inter dhe Tottenham sot pritet ta kompletojnë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit Christian Eriksen te klubi nga Serie A.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Nerazzurrët presin ardhjen e yllit danez, në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Eriksen ishte kërkesa kryesore e trajnerit të Interit, Antonio Conte i cili kërkoi përforcime në skuadër pas disa lëndimeve dhe për të shtuar konkurrencën ndaj Juventusit në garë për Scudetto.

Eriksen ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Tottenham derisa ka vendosur ta vazhdojë karrierën në futbollin italian. /Lajmi.net/

Comments