Athina zyrtare anti-shqiptare!

145

Shkruan Dritan Goxhaj
Sot Athina zyrtare, MInistri i jashtëm grek Dendias u përzje në fushatën elektorale që po zhvillohet në Shqipëri. Ai, sot publikoji një foto të bërë me dy anëtarë të komunitetit grek anti-shqiptar në Shqipëri, përkatësisht Fredi Bejlerin dhe Vangjel Dulen. Duke deklaruar: Athina mbështet pakicat greke në Shqipëri.
Kjo deklaratë me këta biçim grekësh, tregon se Athina zyrtare vazhdon politikën e sajë shoviniste ndaj Shqipërise, pasi ajo po shprehet në mbështetje të asaj pakice greke anti-shqiptare. Dhe fakti që ministri i jashtën i Greqisë del në foto me Fredi Bejlerin, personin që autoritet shqiptare të drejtësisë e dyhsojnë për pjesëmarrje në masakrën e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër në 10 prill 1994, ku një komando shoviniste greke në të cilën bënte pjesë edhe Fredi i Dendiasit, sulmuan repartin ushtarak të ushtrisë Shqiptare duke vrarë një officer dhe një ushtar. Por siduket për Dendiasin dhe Athinën zyrtare kjo është një plus për këta anti-shqiptarë dhe një parakusht që të marrësh mbështetjen zyrtare të Athinës. Do ishte mirë që dikush t’i thoshte këtij farë ministri të jashtëm të Athinës se ky Fredi është dënuar në Shqipëri edhe për “Nxitje të urrejtjes” dhe për “ Përdhosje të simboleve kombëtare”.
Ndërsa personazhi tjetër grotesk i komunitetit grek anti-shqiptar është Vangjel Dule, i cili me mbështetjen e klerit ortodoks pro grek e anti-shqiptar të udhëhequr nga Janullatos në Shqipëri, ka ecur e bërë karrierë politike në vendin tonë, herë majtas e herë djathtas, sipas nevojës dhe porosisë së Athinës. Ky person i cili nuk ka ngurruar asnjëherë që të paraqesë foto me flamurin e Vorio-Epirit me tendencën për aneksim të trojeve shqiptare. Ky pinjoll i Athinës i cili së fundmi doli edhe kundër ringritjes së memorialit të viktimave të shovinizmit grek në Hormovë.
Ndërsa politika shqiptare, majtas e djathtas nuk shqetësohet nga këto ndërhyrje të Athinës dhe përkrahje të këtyre bashibozukëve. Të paktën ministrja e jashtme Olta Xhaçka sa për sy e faqe do të duhej që të dërgonte një notë proteste ambasadës greke në Tiranë për përkrahjen publike që ministri i jashtëm grek i jep një të dënuari për krime kushtetuese në Shqipëri. Por Oltae haremit të “Rilindjes” nuk pshurret dot pa leje të mbajtësit të kryqit ortodoks, anti-shqiptarin tjetër Ed Rama.
Ndërsa opozita nuk ka kohë të merret me “ vogëlsira” pasi asaj i duhen votat edhe të atyre grekërve anti-shqiptar dhe nuk guxon që të kritikojë Athinën, për mëtepër kur është vetë inicuesja e projektit të faljes së detit.
Por nuk reagon as ndonjë shoqatë nga ato të ashtuquajtara atdhetare si prh: shoqata ‘Labëria’ dhe “Ҫamëria”, se për PDIU e Shpëtim Idrizit tashmë dihet që është qiraxhi i çështhjes came për nevoja politike dhe konjuktura administrative për drejtori të ndryshme në qeveri.
Këto shoqata nuk u ndien as kur këta grekët ndaluan rindërtimin e memorialit në Hormovë, as atëherë e as tashti. E as PDIU e Idrizit.
Ndërsa Presidenti i Republikës është i zënë me “patriotizëm” zgjedhor duke mbrojtur rotacionin, duke na u hequr se gjoja nuk e di që ky rotacioni i sivjetshëm është pjesë e marëveshjes të 2017.
Po për çudi nuk reagojn as shoqatat e veteranëve dhe as ato të oficerëve në lirim.
Askush nuk goxon t’i kthehet Athinës, siduket burrat te ne kanë humbur jo vetëm nje “R”, tashti thirren “Bura”, por bashkë me shkronjën duket që kan humbur edhe allatet.
Siduket, shqiptarët janë bërë pakicë në atdheun e tyre.

Comments