Barcelona e ‘zbehtë’, por fituese – merr tri pikë kundër Getafe

99

Barcelona po vazhdon me paraqitjet e saj jo bindëse.

MÖBEL THEMA

Në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga, Barca ka mposhtur Getafen me rezultatin 2:1, për të arkëtuar tri pikë të reja, shkruan lajmi.net.

Edhe pse me një paraqitje të ‘zbehtë’ në fushë, Barca arriti të gjente dy herë golin, por nuk mbeti edhe pa u thyer.

Ishte fillimisht minuta e 33’, kur Antoine Griezmann shfrytëzoi një asistim perfekt nga Lionel Messi, për të zhbllokuar shifrat e këtij takimi.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Sergi Roberto i asistuar nga Junior Firpo dyfishoi epërsinë e kampionëve të La Liga.

Në pjesën e dytë, Getafe ushtroi një presing fenomenal, presing që  tregoi sukses. Në minutën e 66’, mysafirët shënuan me anë të Angel Rodriguez, në minutën e 66’, për të mbajtur Barcën në presion deri në vërshëllimën e fundit.

Me këtë fitore, Barca barazohet përkohësisht me pikë (52) me Real Madridin, për të mbajtur pozitën e dytë, si pasojë e goldiferencës më të ulët.

Getafe në anën tjetër mbetet me 42 pikë, në pozitën e tretë në La Liga, duke vazhduar të luajë një kampanjë për të gjitha lëvdatat. /Lajmi.net/

Comments