Basel mposht Getafen, Zhegrova justifikon besimin e trajnerit

450

Basel ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Evropës.

Basel ka mposhtur skuadrën nga La Liga, Getafe, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili regjistroi një paraqitje mjaft solide, duke justifikuar kështu besimin e trajnerit.

Golin e parë të takimit e realizoi Arthur, pas asistimit të Frei, kur luhej minuta e 8’ e ndeshjes.

Spanjollët reaguan në minutën e fundit të pjesës së parë, kur nga penalltia me anë të Mata barazuan shifrat.

Golin e fitores për Basel e shënoi Frei, pas një aksioni të rrjedhshëm ku u përfshi edhe Zhegrova, në minutën e 60’.

Basel numëron 10 pikë tashmë dhe është lider në grupin C, duke lënë prapa Getafen me 6 pikë për pozitën e dytë. /Lajmi.net/

Comments