Bashkimi Europian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

155

Bashkimi Europian nuk arrin të kapërcejë ngërçin për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është sërish Bullgaria që bllokon gjithçka, pavarësisht se asnjë shtet anëtar nuk ka kundërshti ndaj Shqipërisë.

Ministrat e jashtëm të Unionit nuk arritën të gjenin zgjidhje për caktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin. Bullgaria nuk bëri lëshime për çështjet e hapura që ka me Maqedoninë e Veriut, ndërsa BE nuk pranon që të ketë ndarje të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Moebel THEMA

Ministrja e Jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias, tha në përfundim të Samitit të ministrave të Jashtëm: “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ishte e pamundur të binim dakord për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të mbajtur konferencat e para ndërqeveritare me këto dy shtete. Por ramë dakord që presidenca sllovene do të vijojë përpjekjet për të arritur në përfundimet pozitive që kishte miratuar edhe presidenca portugeze. Perspektiva europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është jetike dhe është e rëndësishme të mos e humbasim këtë moment”.

Më herët ishin ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Sllovenisë që shtuan presionin për heqjen e bllokadës bullgare, por pa rezultat. Shpresa për caktimin e një date mbetet në samitin e radhës që pritet të mbahet gjatë vjeshtës.

Comments