Befason Paolo Coehlo: Gëzuar Bajramin!

237

Autori i mirënjohur brazilian Paulo Coelho, i njohur për librat e tij “Alkimisti”, “11 Minuta”, “Zahir” dhe shumë të tjerë, shkroi në Twitter një urim për Fiter Bajram në arabisht.

“عيدكم مبارك ..”, që në përkthim do të thotë “Gëzuar Bajramin!”.

Ky shkrimtar ndiqet nga më shumë se 14 milion njerëz vetëm përmes Twitter.

Moebel THEMA

Coelho lindi më 24 gusht 1947 në Rio de Janeiro, Brazil, dhe la shkollën e drejtësisë shumë shpejt për të udhëtuar nëpër botë.

Megjithëse botoi disa poezi dhe një libër, ai arriti famë botërore me veprën e tij “Alkimisti”, e cila u shit në më shumë se 65 milion kopje.

Ky libër është përkthyer në 67 gjuhë dhe është futur në Librin e Rekordeve Guinness si një libër nga një autor i gjallë që është përkthyer në numrin më të madh të gjuhëve. /tesheshi.com/

Comments