Bie interesimi për përdorimin e vauçerëve për turizëm

46

Hotelet në Ohër dhe Strugë janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa interesi për të përdorur vauçerët e turizmit është ulur. Deri më tani, janë përdorur 30,000 nga 117,000 vauçerë që janë shpërndarë.

Vauçerët janë të vlefshëm deri më 15 dhjetor dhe ne do t’i pranojmë deri në afatin e caktuar, derisa janë të vlefshëm. Deri në festën e 8 shtatorit, kishim interes të madh, por tani interesi nuk është në nivelin e dëshiruar. Ka ulje të çmimeve për prenotime në shtator dhe tetor, por deri më tani nuk ka efekte të mëdha -tha Ana Jançeva – menaxhere hoteli.

Hotelierët thonë se 70% e të gjitha akomodimeve në muajt e verës në Ohër ishin me vauçerë për turizëm dhe më pas turistët kanë paguar ekstra për pjesën tjetër të akomodimit. Në ndërkohë, inspektorët e tregut gjetën një numër parregullsish në lidhje me përdorimin e vauçerëve në Ohër, të cilët më shpesh përdoren nga njerëz të tjerë. Disa objekte në Berovë dhe Strugë janë gjobitur për këtë gjë.

MÖBEL THEMA

Janë shqiptuar gjobat në vlerë prej 300 dhe 1000 euro janë personat juridikë dhe 100 deri në 150 euro për personat përgjegjës, varësisht nga personi juridik. Kontrollet nëpër objekte do të vazhdojnë në periudhën tjetër deri në vitin e ri – u shpreh Cvetko Risteski- Shef i Inspektoratit të Tregut Ohër.

Shteti shpërndau gjithsej 117.359 vauçerë me vlerë prej 12 milion euro.

Miki Trajkovski

Comments